E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moska: Nëse Serbia zgjedh Perëndimin, dëme të parikuperueshme për të

Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka deklaruar sot se nëse Serbia zgjedh të bashkëpunojë me Perëndimin do të ketë dëme të parikuperueshme për Beogradin.

Diplomatja ka pretenduar se emisarët nga Uashingtoni, Brukseli dhe kryeqytetet e tjera të Evropës Perëndimore po bëjnë presion mbi autoritetet serbe.

 “Interesat kombëtare nuk janë objekt pazaresh, Beogradi e kupton vlerën e pavarur të partneritetit strategjik ruso-serb dhe për këtë arsye përmbahet nga marrja e masave praktike në dëm të marrëdhënieve tona. Logjika sugjeron që zgjedhja e kundërt do të shoqërohej në mënyrë të pashmangshme me dëme të pariparueshme për vetë Serbinë”, ka deklaruar Zakharova.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçicc, ka theksuar më parë, sipas TASS “se operacioni special ushtarak rus në Ukrainë është shkaku i presionit të madh perëndimor ndaj Serbisë”. Ndërsa shpjegoi se Serbia ka mbetur pa aleatë në Perëndim pikërisht për shkak të refuzimit të politikës së sanksioneve antiruse.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›