E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moska mbyll hapësirën e saj ajrore për 36 vende, mes tyre edhe Shqipëria

Moska ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende. Kjo konsiderohet se është ‘hakmarrja’ e Kremlinit, ndaj masës së ngjashme të vendosur nga shumë qeveri evropiane, që në fakt e bëjnë të pamundur fluturimin e avionëve që vijnë nga Rusia drejt perëndimit.

“Aeroflot” tashmë është e detyruar të pezullojë të gjitha lidhjet me Amerikën. Sipas agjencisë Interfax, këto janë vendet e prekura: Austria, Shqipëria, Anguilla (territor britanik përtej detit), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe), Xhersi, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›