E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska perkujton 20 vjetorin e grushtit te shtetit

Rusia ka përkujtuar sot pa shumë entuziazëm 20 vjetorin e puçit të konservatorëve sovjetikë, dështimi i të cilit shënoi rënien përfundimtare, më 25 dhjetor të 1991, të BRSS-së.

Më 19 gusht të 1991, një grush funksionarësh të Bashkimit Sovjetik tentuan një grusht shteti për të nxjerrë jashtë loje presidentin e atëhershëm Mikhail Gorbaçov, me pushime Crimea.

Dhjetra mijëra qytetarë zbritën në shesh për të protestuar, të udhëhequr nga Boris Jeltsin, dhe puçi dështoi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›