E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi dezerton nr.2 i regjimit

Ish-numri dy i regjimit libian, Abdessalam Jalloud është arratisur nga Tripoli duke kaluar në radhët e rebelëve në lindje të vendit.

Kështu njoftoi televizioni araba, Al Jazira. Televizioni i referohet një deklarate të Mahmoud Shammam, një eksponent i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit (organi qeverisës i rebelëve).

“Më tha se u largua nga Tripoli për t’u bashkuar me ne e për t’i dhënë fund gjakderdhjes”, citohet nga Al Jazira, Shammam.

Abdessalam Jalloud njihet si një ndër bashkëpunëtorët me të ngushtë për shumë vite pranë Gedafit. Ai u shkarkuar nga detyra e tij, pak ditë pas nisjes së protestave anti-qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›