Moska shpall non grata Boris Johnson

Moska ka njoftuar një ndalim për hyrjen në Rusi për kryeministrin britanik Boris Johnson dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së tij, duke përfshirë zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Dominic Raab, Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, Elizabeth Truss dhe Ben Wallace. Edhe ish-kryeministres Theresa May i ndalohet hyrja në Rusi.
“Ky hap u ndërmor në përgjigje të fushatës së shfrenuar informative dhe politike të Londrës që synonte izolimin e Rusisë në nivel ndërkombëtar dhe krijimin e kushteve për të mbytur ekonominë tonë”, tha Moska.
Pak ditë më parë Johnson zhvilloi një vizitë sekrete në Ukrainë.