E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, Snowden mund të largohet nga aeroporti

Ish-kontraktori i shërbimeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden mund të largohet sot nga aeroporti i Moskës.

Avokati i tij është shprehur se klienti i tij gjatë ditës së sotme mund të pajiset me dokumentet e nevojshme dhe të largohet nga aeroporti Sheremetyevo në Moskë.

Avokati Anatoly Kucherena, i cili para një jave e ka ndihmuar Snowdenin për të paraqitur kërkesën për azil të përkohshëm në Rusi, tha se pasi ti marrë këto dokumente, ai do të mund lëvizë lirisht, të kaloj kufirin dhe të lëvizë pa pengesa në Rusi, derisa Shërbimi Federal i Migracionit të vendos për kërkesën e tij për azil.

Edward Snowden po qëndron në zonën tranzit të aeroportit Sheremetyevo, prej 23 Qeshorit.

Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka kërkuar që Snowden ta ndalë dhënien e informacioneve të tjera sekrete të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, nëse ai dëshiron të mbetet në Rusi.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që ai të kthehet në Amerikë për tu ballafaquar me akuza për spiunazh dhe vjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›