Moske kujtohet Dita e Ushtrise
Me qindra persona kanë marshuar në rrugët e Moskës me rastin e Ditës së Ushtrisë dhe Marinës ashtu si quhej në periudhën sovjetike. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin mbështetës të parisë komuniste të cilët mbanin në duar flamuj të kuq dhe fotografi të Stalinit. Por ka pasur edhe shumë nga ata me uniforma ushtarake.
Pjesëmarrësit janë shprehur se mbështesnin ushtrinë dhe ishin kundër reformave ushatrake të ndërmarra nga qeveria ruse, që sipas tyre po shkatërronte ushtrinë.
Ekspertët në fushën e mbrojtjes shprehen se pavarësisht reformave në ushtri që do të nxirrnin jashtë shërbimit më shumë se 100 mijë oficerë, nuk do të përbënte asnjë rrezik për vendin. Reformat dy dekada pas rrëzimit të bashkimit sovjetik dhe pas dy luftërave në Ceceni që vunë ne dukje dobësinë ushtarake, kanë si synim krijimin e një ushtrie më moderne.