E Diel, 1 Nëntor 2026

Moskë, mizëri njerëzish në shesh kundër vjedhjes së zgjedhjeve (FOTO)

Share

Në Moskë është zhvilluar ditën e sotme protesta më e madhe që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Organizatorët e protestës kanë thënë se në shesh janë mbledhur më shumë se 120 mijë persona, ndërkohë që policia është përpjekur ta minimizojë numrin e protestuesve. Sipas saj, në shesh kanë qenë vetëm 29 mijë persona (të njëjtën gjë bënte edhe policia shqiptare gjatë protestave të opozitës, duke ulur numrin e pjesmarrësve).

Votat tona janë vjedhur dhe ne jemi këtu për thënë: Na e ktheni atë që është e jona. Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që na përket. Mos na thoni që të presim deri në vitin 2013. A dëshironi të prisni? (Turma thotë: Jo!). A dëshironi të prisni një javë? Na i ktheni menjëherë, tha gjatë fjalës së tij, aktivisti i njohur kundër korrupsionit, Aleksei Navalni.

Lideri i protestës, Alexei Navalny i tha turmës që të duartrokiste fortë, për të treguar se rusët nuk do ta tolerojnë më korrupsionin.

Unë shoh mjaftueshëm persona këtu për të marrë Kremlinin menjëherë, por ne jemi njerëz paqësorë dhe nuk do ta bëjmë këtë, ende jo, deklaroi Navalny.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, raportoi se policia e Shën Petërsburgut ka arrestuar disa provokues, të cilët po shkonin në protestë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›