Polici rrugor qëllohet me plumb në kokë në prani të djalit 12 vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një punonjës i policisë rrugore është qëlluar me armë. Burime pranë policisë thanë se Naim Hyska është qëlluar në afërsi të 21 Dhjetorit, duke mbetur i plagosur. Mësohet se ai është plagosur në kokë.
Skena është zhvilluar para syve të djalit 12 vjeçar të efektiviti të policisë, qe fatmiresisht nuk eshte prekur nga plumbat e autorit. Mesohet se femija eshte derguar me urgjence drejt nje psikologu, per shkak te tronditjes se madhe qe pesoi teksa pa sesi e qelluan per te vrare te atin.
Ende nuk dihen arsyet dhe autorët që kanë shkaktuar plagosjen e efektivit të policisë, por ky nuk ka qenë një vit i mbarë për punonjësit e policisë rrugore. Dy prej tyre janë vrarë, madje njëri duke u marrë zvarrë me makinë, ndërsa një tjetër u plagos vetëm disa ditë më parë.