E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, sulmohet ish disidentja

Sulmohet dhe goditet me sende të forta në Moskë ish disidentja, Liudmila Alexeva.

Sipas mediave ruse Alexeva, tashmë 82 vjeç u sulmua në metronë e qytetit pikërisht në vendin ku shpërtheu njëra prej bombave, ku ndodhej duke vendosur lule për të nderuar viktimat e sulmit.

Sipas autoriteteve ruse e moshuara është sulmuar nga një i ri i cili i është afruar duke thërritur “akoma gjallë qënke ti?”, për ta goditur më pas në kokë. Menjëherë agresori u vendos nën pranga ndërsa 82 vjeçarja ndodhet e shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›