Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani nis takimet me liderët politikë

Ndërsa Kuvendi mblidhet për vazhdimin e seancës së 16-të konstituive, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nis sot takimet me liderët e partive parlamentare, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në kuvend.
Të gjithë përfaqësuesit e partive politike kanë bërë se i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes, ndërsa takimet janë paralajmëruar të nisin pas mesditës.
Ndërkohë Osmani u shpreh një ditë më parë se do t’i vazhdojë takimet me liderët e partive edhe pas së enjtes.
Ajo u shpreh se interesi shtetëror duhet të jetë prioritet, ndërsa shtoi se moskonstituimi i Kuvendit rrezikon funksionimin kushtetues të institucioneve.
Kjo nuk është nisma e parë për t’i dhënë zgjidhje ngërçit në Kuvend. Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ka marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, ftoi në takim liderët e PDK dhe LDK, por ky i fundit e refuzoi ftesën e tij duke kërkuar qeveri tranzitore me mandat deri në zgjedhjen e presidentit që bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/