Mosmarreveshjet e shumta rreth Sherbimit te Jashtem Evropian

Shefe e Sherbimit te ri te Jashtem Evropian eshte e ngarkuara e BE per punet e jashtme Catherine Ashton. Dy te tretat e nepunesve te Sherbimit duhet te jene nepunes te Bashkimit Evropian ndersa nje e treta perfaqesues te ministrive te jashtme te shteteve anetare. Gjithesej duhet te kete rreth 3700 diplomate. Disa prej tyre punojne ne mbi 130 ambasadat e BE-se ne mbare boten. Ato ekzistojne paralelisht me ambasadat e shteteve anetare te BE-se.
Mosmarreveshjet dhe buxheti
Bildunterschrift BE ende pa buxhet per vitin 2011
Krijimi i ketij Sherbimi dhe emerimi i nepunesve ishte prej fillimit nje prej pikave me te kontestuara ne Bashkimin Evropian. Shtetet anetare ishin te interesuara qe permes diplomateve te tyre ne kete Sherbim te kene sa me shume influence. Parlamenti Evropian nga ana tjeter eshte i mendimit se Sherbimi i Jashtem Evropian duhet te jete sa me i pavarur.
Grindje te shumta ka pasur edhe per kostot e tij. Buxheti fillestar per kete Sherbim kap shumen prej rreth 10 milione euro. Por pas venies ne funksion te te gjitha sherbimeve ne kuader te tij buxheti do te arrije shumen prej disa miliarda eurosh ne vit. Per shume vende te BE-se dhe europarlamentare keto kosto jane teper te larta ne vecanti ne kohen kur duhet kursyer. Grindja rreth kostove te sherbimit diplomatik eshte pjese e mosmarreveshjeve ende te pazgjidhura per buxhetin e BE-se mes Keshillit Komision dhe Parlamentit Evropian. Ne rast vazhdimi te grindjeve kjo do te ndikonte ne menyre te drejtperdrejte edhe ne krijimin dhe funskionimin e plote te Sherbimit te Jashtem.
Perfaqesimi ifemrave dhe gjuha gjermane
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ashton dhe Merkel Femrat duhet te perfaqesohen si duhet. Shume eshte biseduar edhe per kohen e sherbimit te diplomateve dhe kuotat e femrave ne te. Nga kuotat ne fund eshte hequr dore por Ashton ka premtuar se femrat do te perfaqesohen si duhet dhe se diplomatet do te rekrutohen sipas mundesive me te mira gjeografike. Megjithate emerimi i shume diplomateve eshte percjelle me kritika. Shtetet e vjetera anetare te BE-se kane siguruar shume pozicione te rendesishme me influence. Gjermania per shembull ka siguruar postin e ambasadorit ne Pekin ku vendet tjera perendimore do te prezantohen ne nivele me te uleta. Ekologjistet e Parlamentit Evropian u shprehen se atje eshte krijuar nje lloj grupi i zoterinjeve te vjeter.
Megjithe kerkesat e Gjermanise gjuha gjermane luan ne kete sherbim nje rol te parendesishem. Ashton ishte e mendimit se gjermanishtja duhet te kete nje status te vecante por keto garanca nderkohe jane zbehur. Me rastin e prezantimeve per pune per shembull gjuha gjermane nuk eshte kerkuar. Nderkohe qe kerkohej zoterimi i gjuhes angleze dhe franceze.
Autor Christoph Hasselbach/Bahri Cani
Redaktoi Eliana Xhani