do te thote te jesh me SIDA ne Shqiperi

Ishte nje transfuzion fatal gjaku ai i bashkeshortit te Teutes ne veren e vitit 1998. Ne spitalin Ushtarak ne Tirane atij i dhane gjak te infektuar me virusin famekeq HIV/AIDS. Asokohe ne Shqiperi ne Qendren Kombetare te Dhurimit dhe Konservimit te Gjakut nuk beheshin analiza per kete virus. Kur mjeket e diagnostikuan semundjen ishte shume vone. Pese vjet pas transfuzionit te gjakut virusi i merr atij jeten. Analizat treguan se edhe Teuta dhe femijet qe linden tre vjet pas atij transfuzioni kishin te njejtin virus. Ne mikrofonin e DW Teuta thote Nuk eshte e lehte te marresh nje pergjigje pozitive per testin e virusit HIV/Aids. Por njeriu brenda vetes gjen forca gjen energji per ta konsideruar si nje sfide per te luftuar dhe perballuar ate.
Prej shtate vitesh ajo lufton per jeten e vet te femijeve te saj dhe eshte mbeshtetje edhe per te prekur te tjere nga virusi. Te infektuar nga HIV/AIDS ne Shqiperi ka disa qindra vete. Statistikat zyrtare flasin per nje trend te rritjes se tyre. Ne 4-5 vitet e fundit numri i rasteve te reja arrin nga 40- 60 cdo vit. Jane rreth 150 qe jane ne trajtimn e siper. Numri i pergjithshem arrin ne 406 raste thote Pellumb Pipero Drejtor i Drejtorise per Politikat Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise
Por ky numer mund te mos pasqyroje krejt te verteten e situates ne Shqiperi. Alban Ylli mjek specialist ne Institutin e Shendetit Publik thote se realiteti qe tregojne shifrat mund te jete iluziv. Fakti qe ne Shqiperi ka nje numer jo te madh ne raport me popullsine te semuresh me virusin HIV/ AIDS mund te konsiderohet iluziv sepse ne komunitet mund te kete me shume te semure sesa ata qe diagnostikohen dhe kapen.
Stigmatizim persekutim dhe perjashtim social.
Kjo do te thote qe te infektuarit ose nuk e dine qe kane marre virusin ose kane frike te diagnostikohen. Ne te dyja rastet kjo frike u merr jeten dhe i ben nje rrezik te madh potencial per infektimin e te tjereve. Por frika e tyre ka per baze mentalitetin dominues te shoqerise shqiptare qe i stigmatizon te infektuarit me virusin famekeq si te padesherueshem ne komunitet.
HIV/AIDS nuk eshte me nje problem shendetesor sepse shkenca ka arritur shume perpara ka arritur ta frenoje dhe ta permiresoje ne menyre te dukshme jeten e te prekurve me medikamentet antiretrovirale qe perdoren edhe ne Shqiperi. HIV/AIDS eshte nje problem shoqeror. Kemi fakte kur njerezit perballen me braktisjen me harresen me largimin e familiareve te te afermve. Vjen nje moment qe e shohin veten totalisht te braktisur thote Teuta
Pjesa me vulnerabel e ketij mentaliteti jane padyshim femijet
Ne disa komunitete femijet me HIV/AIDS konsiderohen te rrezikshem per femijet e tjere ne kopshte apo shkolla. Por edhe keta femije duhet te shkojne ne shkolla dhe te arsimohen. Jo vetem sepse ata kane te drejtat e tyre njerezore. Por ketu ka edhe nje element pragmatik nese keta femije apo te rriturit do te lihen menjane atehere do te shkaktohen shume me teper probleme per shoqerine. Individet qe nuk e dine qe jane te prekur nga ky virus apo ata qe e dine dhe jane te refuzuar nga shoqeria jane shume me te rrezikshem per shoqerine sesa individet qe pranohen nga shoqeria dhe per te cilet shoqeria kujdeset. thote Alban Ylli.
Mosperjashtimi nga shoqeria dhe stabiliteti psikologjik jane mjekimi me i mire per te infektuarit me HIV/AIDS thote Dr. Pipero.Pranimi ne gjirin e shoqerise qofte te mbartesve te ketij virusi qofte te te semureve per tua lehtesuar semundjen eshte sfida kryesore. Mbi te gjitha ata kane nevoje per nje mjedis social qe i pranon dhe nuk i stigmatizon sepse elementi psikologjik eshte shpesh me i rende sesa vete semundja.
Shoqeria civile dhe legjislacioni.
Perjashtimi dhe stigmatizimi i te semureve me HIV/AIDS e ka burimin tek mungesa e informacionit per rruget e transmetimit te tij. Perparimet e shkences e kane bere semundjen tanime jo vdekjeprurese por kronike. Mjekimi me medikamentet me te fundit antiritrovirale jepen falas per te gjithe nga strukturat shendetesore. Por ndryshimi i mentalitetit kerkon kohe dhe shume perpjekje. Ne krye te tyre qendron shoqeria civile organizata jo fitimprurese Shoqata Shqiptare e Personaveqe jetojne me HIV/AIDS e drejtuar nga Teuta. Kjo shoqate u nderua sivjet ne takimin nderkombetar te shoqatave simotra ne Vjene me urdherin e Fjongos se Kuqe simbol i ndergjegjesimit nderkombetar dhe i solidaritetit me te prekurit nga ky virus. Synim i kesaj shoqate eshte mbeshtetja per t u perballur me semundjen dhe me komunitetin. Teuta thote se shoqata percon me vendosmeri mesazhin
Luftoni per jeten tuaj se meritoni te jetoni
Shoqates i vjen ne ndihme edhe plotesimi i legjislacionit shqiptar me nje ligj te posacem te standarteve europiane per te drejtat e personave te prekur nga virusi HIV/AIDS dhe detyrimet e strukturave publike ndaj tyre. Shoqata po lufton qe ligji te plotesohet me mekanizma qe do ta bejne ate te mos mbetet ne leter por te zbatohet ne praktike.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica