Mosmirënjohësit brenda PS-së
Idriz Pasha qytetar
-Të tre dezertorët nga Partia Socialiste me ato veprime dhe tradhti treguan se i paskan shërbyer stolit në kuvend dhe xhepave të tyre dhe kurrë elektoratit që i ka zgjedhur. Kastriot Islamin e kam njohur personalisht në Burrel 1995, kur PS organizoi një miting në pallatin e sportit. PS-në e drejtonte Servet Pëllumb. Serveti kishte ardhur me një grup deputetësh; Namik Dokle, Halil Lala, Arta Dade, Ndre Legisi dhe Kastriot Islami. Mbasi dolëm jashtë pashë Kastriot Islamin që ishte ulur jashtë Pallatit, nuk kishte ardhur në mbledhje. U çudita nga indiferentizmi i tij! Kastriotiështë trajtuar si më mirë nuk ka nga Partia Socialiste: deputet, ministër, kryetar kuvendi. Por ai paska qenë kalë Troje brenda PS-së. Në kohën kur elektorati që ka dhënë votën kishte nevojë për përkëdheljen e tyre, këta e tradhtuan elektoratin, u bënë tradhtarë dhe tërë jetën e tyre do të kujtohen si tradhtarë.