E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mosregjistrimi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e  Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ (KAS), që refuzoi regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore me kryetar ish-kryeministrin.

Në ankimim kërkohet që të ç’regjistrohet Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, deri në shprehjen e vendimit përfundimtar nga Kolegji Zgjedhor.

Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 14 majit me kryetar Enkelejd Alibeajn, pas vendimit të KAS, i cili rrëzoi vendimi e mëparshëm të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për mos regjistrimi e saj pa plotësuar dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës. KAS vendosi që këto dokumentacione të plotësohen me firmën e kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj, që solli edhe regjistrimin e PD për garën elektorale.

Ndërkohë, seanca publike e KAS për shqyrtimin e kërkesës ankimore të Berishë do të zhvillohet ditën e martë (21 mars) në orën 12:30.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›