E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i ftohte ne SHBA

Stuhi te fuqishme debore jane perplasur mbi veri-perendimin e Shteteve te Bashkuara duke lene pas temperatura rrezikshmerisht te uleta sic i pershkruan shtypi vendas rruge te rreshqitshme nga akulli e nje shtrese debore qe do kerkoje mund per tu pastruar.

Ajo qe rajoni po perjeton sipas metereologeve do te ishte normale ndoshta per fundin e janarit por jo per mesin e dhjetorit. Reshjet e dendura te bores acari dhe dukshmeria e kufizuar kane krijuar nje kaos te vertete te trafikut rrugor dhe atij ajror.

Qindra fluturime u anuluan ne aeroportet e Chikago-s ne Milwaky disa makina u perplasen njera pas tjetres duke detyruar autoritetet te mbyllnin autostraden. Mineapolis eshte mbuluar nga gati gjysme meter debore cka solli dhe shembjen spektakolare e catise se Metrodomit qe cahet nen peshen e madhe te bores dhe ujit.

Fatmiresisht nuk pati asnje te plagosur pasi gjithshka ndodhi kur stadiumi ishte i boshatisur. Renia e kupoles se stadiumit te Minnesota Vikings ishte nje nga demet me te medha qe shkaktoi stuhia e debores ne perendim te bashkuara te Amerikes.

Ngrice temperatura nen zero dhe stuhi debore precirct ne vazhdim edhe Britania e Madhe sidomos pjesa e lindore qe parashikohet te perjetoje dimrin me te ashper nder vite. Debora e dendur ka shkaktuar edhe nje kaos te vertete te trafikut ne Turqi duke prekur deri edhe rajone si Bursa apo Izmiri ku reshje te tilla jane dicka e rralle.

Per te dyten dite radhazi stuhi te dhunshme kane goditur edhe vende te Lindjes se Mesme. Ererat e forta e shiu i dendur i dhane fund thatesires se zgjatur ne Liban Siri dhe Izrael vetem nje jave pas zjarrit shkaterrues qe mori 40 jete njerezish ne shtetin hebre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›