E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me alternime reshjesh të dobëta shiu dhe shtrëngata të izoluara

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë. 1 nga 2 /r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›