E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me alternime vranësirash mesatare

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Parashikimi i motit, e shtunë, 2 maj 2026 1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›