E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

TIRANË, 2 maj /ATSH/  Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, duke goditur raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në kryeqytet.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare zbuluan një lokal të përshtatur me makineta dhe tavolina pokeri, për zhvillimin e kësaj veprimtarie të paligjshme në rrugën “Kajo Karafili”, në Tiranë.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, si dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Policia bën të ditur se kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme do të vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›