E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me temperatura të larta

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 7 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 22/39 Diell
Kukës 16/35 Diell
Lezhë 23/38 Diell
Dibër 18/35 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 26/38 Diell
Elbasan 23/39 Diell
Berat 21/39 Diell
Vlorë 23/35 Diell
Korçë 17/32 Diell
Gjirokastër 18/39 Diell
Sarandë 24/34 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›