E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i lig veshtireson jeten ne Kosove

Kosova po perballet me nje mot te lig te shoqeruar me te reshura te shumta te bores dhe temperatura te uleta. Tashme nje numer i konsiderueshem i komunave kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme ndersa edhe Forcat e Sigurise se Kosoves jane angazhuar ne hapjen e rrugeve. Trupat u derguan ne disa zona per te zhbllokuar fshatra te izoluara nga orteket e bores.

Instituti Meteorologjik i Kosoves ka paralajmeruar se temperaturat do te shenojne renie gjate diteve ne vazhdim dhe sipas parashikimeve ato do te bien deri ne minus 22 shkalle celsius.

Gjendja e krijuar ne vend ka bere qe ministria e arsimit te vendose nderprerjen e mesimit ne te gjitha shkollat fillore dhe te mesme te Kosoves deri me 13 shkurt ndersa edhe Universitetet kane vendosur te nderpresin te gjitha veprimtarite per shkak te motit te lig.

Te reshurat e medha te bores dhe ulja e temperaturave kane shkaktuar ne trafik si dhe probleme me furnizim me energji elektrike dhe ngrohje.

Policia e Kosoves beri te ditur se nje numer i konsiderueshem i rrugeve jane bere te pakalueshme. Ajo u ka bere thirrje qytetareve qe te shmangin sa me shume qe eshte e mundur shfrytezimin e makinave ndersa kur kjo eshte e domosdoshme te jene te kujdesshem dhe te kene pajisjet e nevojshme dimerore.

Reshjet kane shkaktuar veshtiresi edhe ne trafikun ajror dhe gjate dites qe lame pas pjesa me e mashe e fluturimeve jane anuluar ose orientuar ne aeroportet fqinje.

Ne spitalet e Prishtines jane anuluar shume nderhyrje kirurgjike per shkak te te ftohtit ndersa eshte shenuar shtim i numrit te qytetareve qe kerkojne ndihme mjekesore edhe per shkak te lendimeve qe kane pesuar ne rruget e akullta.

Prishtina ka perjetuar mungesa te theksuara te ngrohjes dhe veshtiresi ne furnizimin me energji elektrike. Per kete arsye Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ka vendosur te shfrytezoje burime alternative te energjise elektrike per te ndihmuar kursimin e saj.

Autoritetet thane se po ndjekin situaten ne vend por ende nuk eshte e tille qe ta beje te domosdoshme shpalljen e gjendjes emergjente ne shkalle vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›