E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santorum fitues ne tre shtete

Fushata e Rick Santorum per kandidaturen presidenciale te partise republikane mori nje hov te madh me fitoret ne zgjedhjet paraprake ne Minnesota Missouri dhe Colorado.

Ish senatori nga Pennsylvania fitoi zgjedhjet paraprake ne Minesota me 45 perqind te votave. Ligjvenesi Ron Paul zuri vendin e dyte me 27 perqind dhe ish guvernatori i Massachusetts Mitt Romney qe konsiderohet kryesuesi i gares zuri vendin e trete me 17 perqind.

Ne zgjedhjet paraprake ne Mizuri me te gjitha votat e numeruara Santorum fitoi 55 perqind te votave ndersa Romney doli i dyti me 25 perqind dhe Paul i treti me 12 perqind. Ne fjalimin e fitores dje ne Missouri Santorum deklaroi se konservatorizmi eshte gjalle dhe ne gjendje te mire ne Missouri dhe Minnesota.

Sonte ishte nje fitore e zerave te partise sone... konservatoreve dhe levizjes Tea Party qe perbejne bazen e partise republikane dhe formojne nje ze per lirine e ketij vendi.

Ai  deklaroi se eshte alternativen e vertete konservatore si ndaj Mit Romneyt ashtu edhe ndaj presidentit demokrat Barack Obama. Zoti Santorum e akuzoi zotin Obama per arrogance dhe se nuk e degjoi popullin amerikan qe e kundershtoi ndihmen ndaj sektorit financiar dhe reformen e kujdesit shendetesor.

Santorum arriti nje fitore te hidhur per Mit Romneyn ne Kolorado duke fituar me shume se 40 perqind te votave ku Romney fitoi 35 per qind dhe ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich doli ne vendin e trete me 13 perqind te votave.

Ne vitin 2008 Mit Romney doli fitues ne Colorado me nje diference te madhe ne garen republikane. Fitorja e trefishte e Rick Santorumit ishte nje goditje per statusin e Mit Romneyt si favoriti per te fituar kandidaturen republikane. Ky i fundit e pergezoi per fitoren Rik Santorumin gjate nje mitingu ne Denver para se te njoftoheshin rezultatet ne Kolorado por i tha turmes se ai ende pret te marre emerimin e partise Republikane per garen presidenciale.

Ne po e cojme mesazhin tone te lirise dhe begatise ne cdo cep te vendit. Dhe kur ky sezon te perfundoje ne do te qendrojme te bashkuar si nje parti pas kandidatit tone per te mposhtur Barack Obamen dhe per te rindertuar vlerat e Amerikes qe e bejne ate vendin me te shtrenjte ne historine e planetit tone.

Kolorado ka 70 delegate. Per tu zgjedhur dhe perballur me zotin Obama ne zgjedhjet e pergjithshme te netorit kandidati republikan ka nevoje per mbeshtetjen e 1 mije e 144 delegateve ne konventen republikane qe do te zhvillohet ne Florida ne gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›