E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i nxehtë në të gjithë vendin

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Parashikohet mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin. Vranësira fare të pakta kalimtare priten nga orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/ përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 22/35 Diell
Kukës 15/31 Diell re
Lezhë 20/35 Diell
Dibër 14/31 Diell re
Durrës 19/36 Diell
Tiranë 21/36 Diell
Elbasan 20/36 Diell
Berat 15/36 Diell
Vlorë 20/35 Diell
Korçë 15/29 Diell re
Gjirokastër 14/36 Diell
Sarandë 20/33 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›