E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra, lokalisht deri mesatar, në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.  

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 5 deri 13°C; 

Në zonat e ulëta 7 deri 17°C;  

Dhe në bregdet 8 deri 18°C.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›