E Hënë, 2 Nëntor 2026

Siguria në Ballkan- Presidenti Begaj niset drejt Sofjes, merr pjesë në “Procesin e Aqabas”

Presidenti Bajram Begaj, është nisur këtë të enjte (3 prill) për në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të  lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II.

Presidenti Begaj do t’i bashkohet në këtë samit liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”-s të cilët do të diskutojnë për çështjet e sigurisë në Ballkan.

Presidenti Begaj do të mbajë një fjalim të posaçëm në këtë forum. Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj, janë edhe takimet e veçanta me homologë të tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›