Mot i paqëndrueshëm në Vlorë, nesër pezullim lundrimi për pesharexhat e mjetet e vogla

Qarku i Vlorës është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme moti. Era ka sjellë në det dallgëzim 3-4 ballë.
Në këtë kuadër, kapiteneria e Portit të Vlorës ka këshilluar përdoruesit e mjeteve lundruese të jenë të kujdesshëm me daljet në det, në veçanti mjetet e vogla.
Sipas kapitenerisë, nuk ka pezullime të detyrueshëm të udhëtimeve për ditën e sotme, por kanë kërkuar marrjen e masave dhe kujdesin personal.
Për ditën e mërkurë (3 korrik) do të ketë pezullim lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat.
Kushtet e motit ndërkohë, nuk i kanë trembur turistët të cilët pavarësisht erës dhe rërës në ajër vijojnë të bëjnë plazh.
Nga ana tjetër era në qytet ka ngritur në gjendje alarmi emergjencat civile dhe zjarrfikëset të cilët janë në gjendje gatishmërie në rast të situatave të situatave të zjarrit.
/rtsh.al/