E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i qëndrueshëm të hënën, reshje të shkurtra shiu në zonat malore

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri në pasdite. Vranësirat do të jenë më të përqendruara në relievet kodrinore-malore në lindje të territorit, ku do të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, në formën e pikave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4-7 m/s. Në dete pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 22/35 Diell pak re
Kukës 15/33 Diell re
Lezhë 21/33 Diell pak re
Dibër 16/33 Diell re
Durrës 22/35 Diell pak re
Tiranë 24/35 Diell pak re
Elbasan 23/36 Diell re
Berat 21/36 Diell re
Vlorë 24/34 Diell pak re
Korçë 16/30 Diell re
Gjirokastër 18/36 Diell re
Sarandë 24/33 Diell pak re

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›