E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i qëndrueshëm, temperatura maksimale 23 gradë Celsius

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje e juglindje, nga orët e mëngjesit deri ato të mesditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 11/18 Diell
Kukës 6/15 Diell re
Lezhë 9/17 Diell
Dibër 4/14 Diell re
Durrës 10/21 Diell
Tiranë 11/21 Diell
Elbasan 8/22 Diell
Berat 7/23 Diell
Vlorë 12/21 Diell
Korçë 6/13 Diell re
Gjirokastër 7/20 Diell
Sarandë 10/20 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›