E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot kryesisht me diell, temperatura deri në 24 gradë Celsius

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të larta dhe transparente në pjesën e parë të ditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›