E Martë, 3 Nëntor 2026

Mot me diell dhe vranësira në mesditë në zonat malore, temperaturat me rënie

Anticikloni afrikan po dobësohet dhe presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E shtunë 20 korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      18/35°C
  • Zonat e ulëta       22/38°C
  • Zonat bregdetare 24/36°C

Kosova për dt. 20 korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C–20°C në mëngjes deri në 33°C–37°C gradë Celsius në mesditë.

E diel, 21 korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      17/37°C
  • Zonat e ulëta       22/39°C
  • Zonat bregdetare 24/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›