Moti – Dita e sotme do të jetë me mjegull dhe vranësira në bregdet, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po dominon kontinentin Evropian avancon duke shkaktuar anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 06 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në bregdet kthjellime pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/27°C
– Zonat e ulëta 8/25°C
– Zonat bregdetare 10/25°C
Kosovë
Kosova për dt. 06 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 24°C –26°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 07 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/28°C
– Zonat e ulëta 8/30°C
– Zonat bregdetare 10/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari