E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti – Ekuinoksi i vjeshtës do të jetë me temperatura të larta, pasdite do të kemi vranësira

Qendra me presion të ulët atmosferik po zgjerohet duke zbritur gradualisht drejt Europës Qendrore ku pritet të përfshijë brigjet e Adriatikut ditën e Diel.

Shtunë, 23 Shtator 2023

Moti do të jetë me kthjellime në orë e para të ditës, vranësira në shtim mesatare deri të dendura pasdite. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 10-17 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 16/33°C
  • Zonat e ulëta 19/37°C
  • Zonat bregdetare 23/35°C

Kosovë

Kosova për dt. 23 Shtator 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira mesatare.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C – 19°C  në mëngjes deri në 31°C -35°C gradë Celsius në mesditë.

Diel, 24 Shtator 2023

Moti do të jetë me vranësira , reshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike në zonën veriperëndimore dhe Jugperëndimore, pasdite reshjet do te zhvendosen ne verilindje. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (SW) me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 14/26°C
  • Zonat e ulëta 19/28°C
  • Zonat bregdetare 20/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›