Moti – Reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri dendura, ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era frynë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 8m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
në zonat malore 5 deri 14°C
në zonat e ulëta 7 deri 20°C
dhe në bregdet 8 deri 20°C
/rtsh.al/