E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti – Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në mbrëmje, borë në relievet veriore mbi 1.000 m

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. 

Moti parashikohet i vranët, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas orëve të mesditës reshjet do të humbasin territor, ndërsa në qendër mbesin me intensitet lokalisht deri mesatar deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin nga orët e mbrëmjes. Në relievet malore mbi 1000 m në veri e verilindje priten reshje bore me intensitet të ulët. 

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veri-perëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdite ajo do të arrijë shpejtësinë 25 m/s.

Deti do të ketë valëzim të forcës 4–6 ballë në detet Adriatik dhe Jon. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›