E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe mjegull, Temperaturat në rritje

Anticikloni i Azoreve po dominon Europën Perëndimore duke na garantuar stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

E Martë, 19 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim juglindjee  (SE) me shpejtësi 7m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1, metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -2/12°C

– Zonat e ulëta       2/18°C

– Zonat bregdetare 4/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 19 Dhjetor 2023 do të ketë mjegull dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në 9°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare shtresore. Era do të fryjë me drejtim jug  (S) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     2/11°C

– Zonat e ulëta      6/17°C

– Zonat bregdetare 10/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›