Moti –Dita e sotme do të jetë me reshje shiu dhe stuhi bore në verilindje, temperaturat do të jenë me rënie

Një front i ftohtë arktik po zbret drejt ballkanit verilindor ku presim të përfshijë territorin e Shqipërisë duke sjellë reshje bore dhe temperatura të ulëta.
E Shtunë, 20 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira ,reshje bore intensive fillimisht në veri, pasdite do të shtrihen në verilindje, juglindje deri në lartësitë e ulëta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -3/7°C
– Zonat e ulëta 4/13°C
– Zonat bregdetare 7/14°C
Kosovë
Kosova për dt. 21 Janar 2024 do të ketë me vranësira kthjellime, ngrica akull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -13°C – -9°C në mëngjes deri në -1°C – 2°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 21 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime ne zonën perëndimore , vranësira dhe reshje bore në juglindje në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -13/1°C
– Zonat e ulëta -1/9°C
– Zonat bregdetare 1/11°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/