E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje

Mesdheu po ndikohet nga hyrja e Anticiklonit të Azoreve duke sjellë masa ajri të ngrohta mesdhetare ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Martë, 12 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në zonën veriperëndimore. Era do të fryjë me drejtim juglindje  (SE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/11°C

– Zonat e ulëta       8/17°C

– Zonat bregdetare 10/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 12 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje shiu të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C – 5°C në mëngjes deri në 7°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të përqëndruara në veri, zona qëndrore dhe jugu do të jenë me vranësira dhe kthjellime. Era do të fryjë me drejtim juglindje  (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      4/12°C

– Zonat e ulëta       10/19°C

– Zonat bregdetare 12/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›