Modernizimi i shërbimeve publike, Rama: Do ngrihen në një nivel të ri, me vizionin tonë për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama me anë të një videomesazhi në rrjetin social Facebook, bën një pasqyrim të shërbimeve publike të modernizuara, për të cilat garantoi se do të ngrihen në një nivel të ri, me vizionin për Shqipërinë 2030.
“Mirëmëngjesi dhe me modernizimin e shërbimeve publike, të cilat do të ngrihen në një nivel të ri, me vizionin tonë për #Shqipërinë2030, si Europën e Ballkanit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i ekzekutivit.
Rama bën me dije se 95% e shërbimeve publike janë tashmë online ndërsa shtoi se qeveria ka mbështetur 1115 startup-e.
“181 objekte arsimore të rindërtuara; 10 mijë nxënës në ekipet sportive; reforma e kurrikulës dhe dhe teksteve; 100 laboratorë smart në shkolla; Libra falas për 231 mijë nxënës; dyfishim buxheti për kërkimin shkencor; bursa dhe reduktim tarife për 55 mijë studentë; fuqizimi i shkollave të arsimit profesional; 95% të shërbimeve publike online; 1115 startup-e të mbështetura; dyfishuam ndihmën ekonomike; programi për nënat me mbi 3 fëmijë mbështet 8000 nëna të papuna; Bonusi i bebes, përfituan 190 mijë fëmijë; Modernizimi i kujdesit shëndetësor; rindërtuam 20 spitale; Pajisje biomjekësore të teknologjisë së avancuar; 340 qendra të reja shëndetësore; Modernizuam shërbimin kombëtar të urgjencës; 125 autoambulanca të reja; barna me rimbursim për 420 mijë qytetarë; 1500 mjekë dhe 55oo infermierë të punësuar”, thotë Rama.
/rtsh.al/