E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti / Dita e sotme me diell në zonën bregdetare, vranësira në juglindje

Ajri i nxehtë Afrikan vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në Evropën Qendrore, juglindore duke mbajtur temperatura të larta në gadishullin e Ballkanit.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatar  në zonat malore me reshje të izoluara.

Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3- 4 me lartësi vale 0,5-1,3 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 12/29°C
  • Zonat e ulëta 14/33°C
  • Zonat bregdetare 16/31°C

Kosova do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira mesatare, me rrebeshe lokale.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C në mëngjes deri në 32°C gradë Celsius në mesditë.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›