E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të larta

Për ditën e sotme (12 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta mesatare kalimtare në relievet malore në lindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka fituar shpejtësi 14 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 11 deri 29°C;

Në zonat e ulëta 15 deri 37°C;     

Dhe në bregdet 14 deri 35°C.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›