E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos, arrestohet autori i ngjarjes

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e autorit të vrasjes së një personi në Klos.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Hazbi V., autori i vrasjes me thikë të kushëririt të tij, Selim V., ngjarje kjo e regjistruar mbrëmjen e djeshme (11 qershor) në fshatin Xibër, në Klos.

Autori pas krimit, është strehuar në shtëpinë e të vëllait, aty ku edhe është arrestuar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen.

Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait.”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›