E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme me vranësira, priten shira gjatë pasdites

Ditën e sotme (23 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, e lokalisht shtrëngata, kryesisht në mesditë e pasdite.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 8 deri 19°C;

Në zonat e ulëta 11 deri 22°C;                              

Dhe në bregdet 11 deri 22°C.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›