E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhja e Drejtorit të RTSH, nisin dëgjesat me 12 kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli Drejtues

Kjo e mërkurë do të sjellë nisjen e seancës dëgjimore të kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli Drejtues për Drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar.

Faza e prezantimit të platformave të kandidatëve do të zhvillohet në një seancë publike, duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Mbledhjeve, pranë ambienteve të Radio Televizionit Shqiptar. 

Seanca dëgjimore do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin RTSH 24.

Secili kandidat do të ketë në dispozicion 15 minuta për paraqitjen e platformës dhe 15 minuta për pyetje-përgjigje me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Pjesëmarrja e publikut dhe përfaqësuesve të medies në këtë proces është e mirëpritur, në respekt të parimit të transparencës dhe procesit të drejtë të përzgjedhjes.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›