E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti/ Bien temperaturat, priten reshje

Në muajin gusht nuk do të përsëriten temperaturat përveluese të korrikut. Siç duket, i nxehti afrikan tashme ka braktistu vendin tonë . Sipas shërbimit Meteoalb, gjatë kësaj fundjave, temeperaturat do të jenë të përshtatshme për plazh ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen reshje shiu. Java e ardhshme do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave nga 1 deri në 3 gradë .
Sipas meterologes Lajda Porja, i gjithë muaji gusht nuk do jetë shumë i nxehtë dhe me temperatura më të larta se 35 gradë Celsius, por megjithatë kjo nuk do t'i pengojë ata që duan të kalojnë orët me diell ne bregdet.
Temperaturat më të larta gjatë 15 ditëshit të parë të këtij muaji do të shënohen në qytetin e Gjirokastrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›