ISHP: 13 raste të dyshuara me A/H1N1
07/08/2009 Epidemiologët: Deri tani nuk ka asnjë rast të moshave pediatrie dhe asnjë vdekje
Laboratori në Tiranë analizon mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë
Shtohet frika nga gripi i derrave. Instituti i Shëndetit Publik raporton se ka arritur në 13 numri i rasteve të dyshuara për prekjen me virusin A/H1N1. Sa u përket shifrave të rasteve të konfirmuara, ato nuk kanë ndryshuar nga 8 persona që kanë qenë deri tani. Epidemiologët vënë në dukje se mes këtyre rasteve nuk ka fëmijë dhe asnjë rast vdekjeje.
Ecuria e sëmundshmërisë
Sa u përket 13 rasteve të mundshme, sipas epidemiologëve të Institutit të Shëndetit Publik, 4 prej tyre janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit, më konkretisht nga Mbretëria e Bashkuar. “8 raste nuk referojnë udhëtime jashtë vendit apo lidhje epidemiologjike, që të faktojë rrugën e infektimit. 1 rast ka qenë kontakt i një rasti të dyshuar dhe 3 raste janë identifikuar jashtë Tiranës, dy në Vlorë dhe një në Sarandë”, - theksojnë epidemiologët në buletin e tyre të datës 6 gusht. Për 8 rastet e konfirmuara epidemiologët bëjnë të ditur se 3 prej tyre janë marinarë të huaj të moshës 30, 31 dhe 41 vjeç dhe janë paraqitur pranë spitalit rajonal në Durrës dhe që tashmë janë larguar nga vendi. Ndërkaq 4 raste janë të lidhura me udhëtimin kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, një prej vendeve që ka regjistruar një numër të lartë të infektuarit. Gjithashtu për 1 rast nuk është raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit. Epidemiologët në raportin e tyre zyrtar sqarojnë se rastet janë kryesisht në Tiranë dhe një rast ndodhet aktualisht në Lushnjë.
Paraqitja klinike
Të gjitha rastet paraqitën kuadër klinik të lehtë. “Shenjat e shfaqura ishin temperaturë më e ulët se 38 gradë C, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë, dhimbje muskulare dhe lodhje. Vetëm dy raste të mundshme paraqitnin shenja klinike, për të cilat u gjykua shtrimi në spital dhe vetëm për 5 raste u fillua trajtimi me Tamiflu”, - nënvizojnë epidemiologët. Të gjitha rastet e tjera nuk kanë pasur komplikacione dhe nuk janë shtruar në spital, por janë izoluar në kushtet e shtëpisë. Ndërkaq për dy raste të tjera është parë i nevojshëm vetëm trajtimi në kushte ambulatore dhe nën mbikëqyrjen e mjekut me Tamiflu.
Analiza e mostrave
Çdo ditë pranë këtij laboratori përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Laboratori i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është pjesë e rrjetit evropian të survejancës së gripit dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti. “Aktualisht në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Në këtë laborator kryhet testi i Imunofluoreshencës direkte dhe testi i shpejtë, që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh”, - theksojnë epidemiologët.
Shtrimet
Që nga data 20 qershor janë identifikuar 6 raste të shtruara në spital. Dy prej tyre janë raportuar nga spitali rajonal i Shkodrës, dy nga spitali rajonal i Elbasanit dhe një rast nga spitali rajonal i Gjirokastrës. Në spitalin pediatrik të Tiranës në QSUT është raportuar një rast. Rastet kanë qenë 3 të grup-moshës 48-63 vjeç, dy raste kanë qenë 1 vjeç dhe nën 12 muaj ishte 1 rast. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për virusin e gripit pandemik A(H1N1).
Rastet e vdekjeve
Edhe pse frika nga përhapja e gripit të derrave sa vjen e shtohet në vendin tonë për shkak të ardhjes së një numri të madh turistësh nga vende të ndryshme të botës, fatmirësisht deri tani nuk është raportuar asnjë vdekje. Ndërkaq situata në botë nuk është e njëjtë. Jo vetëm rritet numri i të prekurve, por edhe shifrat e atyre që humbasin jetën për shkak të këtij virusi është rritur. Rasti më i fundit ishte ai i vdekjes së një vajze 12-vjeçare në Izrael.
Grup-moshat
Epidemiologët nënvizojnë se për 8 rastet e konfirmuara 4 raste janë të grup-moshave 15-24 vjeç dhe 4 të tjerë janë të moshës 25–44 vjeç. Sa u përket 11 rasteve të mundshme, ata janë të grup-moshës 16–61 vjeç, ku dominon mosha nga 25–44 vjeç. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, që prej datës 20 qershor nuk është raportuar asnjë rast i dyshuar dhe aq më pak i konfirmuar i prekjes në moshat pediatrike.