E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja qytetet që do regjistrojnë temperaturat më të larta

Ditën e sotme (5 gusht) vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›