Biodiversiteti në malet e Murganës dhe Stugarës, specialisti Zhonga: Më shumë se 100 lloje bimësh

Stefan Zhonga është rritur në mes të pyllit dhe është krenar për origjinën e tij në fshatin Kër të Dropullit Sipërm.
Pas gjashtë dekadash jetoi, mësoi, studioi dhe u kujdes për pyjet në malet e Murganës dhe të Stugarës, ndërsa vitet e fundit i është përkushtuar parkut natyror të bredhit të Sotirës dhe ka informacion të plotë në lidhje me vizitën e tij, si gjatë muajve të verës ashtu dhe gjatë 12 muajve të vitit. Çdo vit ka që vijnë nga vende të ndryshme.
“Unë bëj thirrje që të vizitojnë në parkun natyror të bredhit, se ka shumë gjëra për të parë, për të shikuar e për të shijuar: ujët, burimet e ujërave. Përveç bredhit mund të ketë ka jeshile, ka lloj-lloj drurësh të tjera që mund t’i shikosh. Vetëm oksigjeni që të marr, ajri i pastër, është çdo gjë që ia kushton që të vizitosh pyllin“, tha ai.
Sa lloje pemësh ekzistojnë në parkun natyror të Sotirës?
“Në parkun natyror të Sotirës ekzistojnë mbi 100 lloj pemësh, drurë që janë të domosdoshëm, si edhe bimë medicinale, siç është çaji, sherebeli, rigoni, gjëra të tjera. Mund të kalosh kohën pa e kuptuar.“, tha ai.
Tashmë ajo realizoi ëndrrën e jetës. U diplomua si inxhinier para tre javësh në Fakultetin e Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 60 vite jetë, por populli nuk thotë kot: më mirë vonë se kurrë.
/rtsh.al/