E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa ulen temperaturat

Për ditën e sotme (18 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›