E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti/ Dita nis me diell, por pasditja do të sjellë vranësira. Nuk priten reshje shiu

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë territorin e vendit tonë gjatë orëve të paradites së kësaj të mërkure (16 gusht). Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites pritet të ketë vranësira, që do të shfaqen fillimisht përgjatë gjithë shtrirjes lindore dhe më pas, gradualisht do të përfshinë të gjithë territorin. Megjithatë, nuk priten reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlera ditore nga 15 gradë minimalja që do të regjistrohet në Ersekë dhe 36 gradë maksimalja në Fier.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km për orë nga drejtimi kryesisht veri-perëndimor, duke krijuar në brigjet detare një dallgëzim 2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›