E Martë, 3 Nëntor 2026

Dyshohet se spiunonin për Rusinë, ndalohen tre shtetas bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar

Tre persona që dyshohet se kanë shërbyer si spiunë për Rusinë në Mbretërinë e bashkuar janë arrestuar dhe pritet të përballen me togat e zeza pas një hetimi të sigurisë kombëtare ndërmarrë nga autoritetet britanike.  

Ata janë Orlin Roussev, 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjece të cilët prej vitesh jetonin në mbretërinë e bashkuar.

Të pandehurit, të gjithë shtetas bullgar, u ndaluan së bashku me dy persona të tjerë shkurtin që lamë pas dhe që atëherë ndodhen në paraburgim.

Akuzohen për zotërim të dokumenteve të falsifikuara të identitete  dhe pretendohet se ishin në dijeni se këto dokumente ishin të rreme.

Bëhet fjalë për pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera britanike, bullgare, franceze, italiane, spanjolle, kroate, sllovene, greke dhe ceke.

Autoritetet britanike besojnë  se shtetasit në fjalë punonin për shërbimet ruse të sigurisë.  Tre të ndaluarit dyshohen për kryerjen e një vepre penale të dënueshme nën aktin e Sekreteve zyrtare.

Ata u ndaluan nga dedektivë të antiterrorizmit të Policisë metropolitan që ka përgjegjësi për policimin kombëtar në lidhje me spiunazhin.   

Tre të pandehurit pritet të paraqiten në gjykatë në janar të vitit të ardhshëm.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›